Edi Rama flet për hapjen e basteve në Shqipëri

Që nga 1 janari i vitit 2019, bastet në Shqipëri janë të ndaluara, megjithatë diçka e tillë është vetëm formale, me bastet online, që i japin mundësinë çdokujt për të ushtruar aktivitetin pa pengesa. Diçka e tillë solli informalitetin dhe ushtrimi i aktiviteteve të basteve në mënyrë të jashtëligjshme nuk i sjell asnjë fitim qeverisë apo botës së sportit.

Komiteti Olimpik Shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit në disa takime i kanë kërkuar qeverisë që të rihapë bastet, duke gjetur një formulë që shteti t’i kishte nën kontroll dhe në anën tjetër një pjesë e të ardhurave që do të merrej nga taksat për këto aktivitet të shkonin për sportin, saktesisht në investime në infrastrukture.

Këtë të mërkurë Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama pati një takim me disa prej drejtuesve më të lartë të federatave sportive në vend. Në dëgjesën për formalizimin e basteve, ishin prezent presidenti i FSHF- Armand Duka, presidenti i KOKSH- Fidel Ylli, Ministri i Mbrojtjes Blendi Çuçi, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, Ministrja e Arsimit dhe Sporti Evis Kushi dhe Këshilli i lartë i Sportit, si dhe shumë drejtues federatash të tjera, të cilët dhanë mendimin e tyre për të rikthyer aktvitetin e basteve sportive, duke e argumentuar si një formë të domosdoshme për të rritur të ardhurat për sportin. Në fjalën e tij, presidenti i FSHF, Armand Duka u shpreh se  Kosova ka bërë një progres dukshëm më të madh se Shqipëria, ndërsa dhe një herë thekosi se sa e nevojshem është që taksat që do vijën nga bastet të investohen në sport.

Duka- “Më behet qejfi kur Rama tha që ministrja ka kaluar në krahun tonë për rikthimin e basteve, sepse ka qenë skeptike. Kemi parë që bastet sportive luhen në gjithë botën. Nuk po themi që të bëjmë një gjë që nuk ekziston. Ne themi që ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme, në një farë mënyrë liron edhe ministrinë e Brendshme  sepse çdo aktivitet i paligjshëm krijon edhe kriminalitet dhe ka shpenzime më shumë për buxhetin e shtetit. Do t’i përdorim paratë për infrastrukturën sportive. Turp për mua dhe për gjithë komunitetin, Kosova për 3 vjet na ka kaluar në 10 vende. Ka bërë ligjin e sponsorizimeve dhe na ka kaluar. Përveç basteve duhet riparë një shtrat i tërë ligjor”.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë ka ndyshuar mendje dhe tani e sheh si një mudnësi reale hapjen e basteve, por duke pasur një kontroll të plotë ë to, duke shmangur informalitetin, por në të njëjtën kohë për të mos u kthyer vite pas, në kohës ku siç i quan ai njerezit e papërgjegjshëm harxhionin kursimet familjare.

Rama- “Ne s’do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat te lojërat te batërdia e lojërave të fatit as për baste as për makineta as për dreqë e shejtan. E vetmja konsideratë është për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër. Pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë se duhet e kjo e duhet dhe ajo. Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë nuk do ketë”.

Ndërkohë që presidenti i KOKSH, Fidel Ylli tregon se nisma për të mbyllur bastet në 2019 ishte diçka pozitive, por infromaliteti solli shumë probleme, ndërsa shton se e nevojshem është që të ndiqet shembulli i vendeve europiane për të menaxhuar situatat me bastte sportive, në mënyrë që të kthehet në një të mirë të sportit dhe jo të sjellë vetëm pasoja negative.

Fidel Ylli- “U bë mirë që u mbyllën bastet. Por, ky është një fenomen që tani po luhet më shumë se më parë. Luhet edhe me 20 milionë e 30 milionë lekë në javë. Ku i gjejnë këta para, janë para droge, janë para të pastra? Unë them t’i mbyllim Zoti Kryeministër, por të mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrollojë shteti e jo privati. Çdo shtet europian ka kompani bastesh. Ligjet tona do njehësohen me ligjet europiane, si do i themi neve një europiani që dëshiron të luajë me 1 euro apo 2 euro. Ka ligje që një person nuk mund të luajë dot në Suedi më shumë se 500 euro, shteti e kontrollon, sot tek ne luhen me miliona dhe shteti nuk merr asgjë”. /SS/

Lajmi i fundit: Arbnor Morina suspendohet për dy ndeshjet e ardhshme

Manchester City bën goditjen e fundit në merkato