Edi Rama e vlerëson kështu stadiumin e ri të Kombëtares

Shqipëria do të bëhet së shpejti me stadium për lakmi.

Tashmë është miratuar projekti për stadiumin e ri të Kombëtares, I cili do të ndërtohet në vendin ku deri më tash ka qenë ‘Qemal Stafa’.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerëson se ky stadium do të ketë ndikim të madh. “Stadiumi i ri, Arena e Kombëtares, do ketë ndikim në ekonominë e vendit dhe nuk do të funksionojë vetëm kur të ketë aktivitete sporti”, ka thënë i pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama,për mediat në Tiranë, raporton ‘sovrani.info’.