Nën moton “Edhe unë jam Kumanovë” shkupjanet mbledhin para për kumanovasit.
“Shvercerat e Shkupit” sot kanë filluar një aksion humanitar për t’ua shtruar dorën e ndihmës kumanovarëve të goditur nga të shtënat e fundit në Lagjen e Trimave, njofton “Lajm”.
Para xhamisë në Çarshinë e Vjetër bëhet mbledhja e parave për kumanovarët në nevojë.