Edhe Trepça mund të vendos për barazh

Krahas Kosovës së Vushtrrisë, edhe Trepça mund të vendos se kush do të mund të luajë në barazh, pasi nga katër takimet e ardhshme, në tri sosh takohet me skuadrat që po luftojnë për t’i ikur barazhit.

Avni Haxhiu, nënkryetar i klubit thekson se nuk kanë ndonjë presion nga ndonjë klub. Ata të dielën presin Istogun. Më pas i shkojnë Dritës, presin Ferizajn dhe në fund janë mysafir të Drenicës.

“Personalisht nuk jam kontaktuar nga ndokush. Drita na ka thënë të mos dorëzohemi. Ne do të luajmë si me Vëllaznimin, nuk kemi arsye tjetër. Bile do t’i motivojmë lojtarët, me të cilët veç kemi bërë marrëveshje me ta për sezonin e ardhshëm”, tha Haxhiu për GazetaOlle.com

Sipas Haxhiut, në klub do të mbesin edhe tre nga pesë koreanë.