Edhe Shkëndija në Antali, zyrtarizon ndeshjet miqësore

Edhe Shkëndija ndjek rrugën e skuadrave kosovare.

Gjigantët shqiptar të futbollit në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për Antalian si lokacion ku do të kryejn fazën përgatitore, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë tetovarët kanë vendosur të mos duelojnë në miqësore me skuadrat kosovare që ndodhen aty.
Shkëndija do të luaj tre miqësore ndaj disa skuadrave të njohura ukrainase dhe një ndaj një ekipi prej Kazakistanit.

Orari i ndeshjeve kontrolluese në Antalia:

25 janar: Shkëndija vs FC Zorya Luhansk (Ukrainë)
30 janar: Shkëndija vs FK Desna Chernihiv (Ukrainë)
3 shkurt: Shkëndija vs FC Kaysar (Kazakistan)
7 shkurt: Shkëndija vs Dianmo Kyiv (Ukrainë).

Më 8-të shkurt është paraparë ekipi të kthehet në Tetovë.