Edhe Prishtina ngushëllon Mavrajn

Edhe Prishtina i ka shprehur ngushëllime Mërgim 
Mavrajt,për humbjen e të atit të tij.

Telegram ngushëllimi i FC Prishtina

FC Prishtina me pikëllim e ka marrë lajmin për ndarjennga jeta të njeriut shumë të mirë, që e rriti një futbollist të madh, i cili sot po i bën krenarë githë shqiptarët. Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në emër të Bordit të FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, tifozëve dhe qytetarëve prishtinas u shpreh ngushëllime të sinqerta Mërgimit, familjes së tij dhe gjithë të afërmeve për vdekjen e të ndjerit, Mustafë Mavrajt. FC Prishtina ndan dhimbjen me Mërgimin dhe familjen e tij. FC Prishtina u bashkohet lutjeve të Mërgimit që i ndjeri Mustafa të prehet në paqe dhe që Zoti të jetë mëshirues ndaj tij!