Edhe palestra sportive e Skenderajt drejt finalizimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, inspektoi punimet në palestrën sportive të qytetit.

MKRS-japër këtë vit në ndërtimin e palestrës ka investuar rreth 300 mijë euro, ndërsa palestra pritet të përfundojë në fund të vitit 2016.

Ministri Shala e vlerësoi dinamikën e punës që është bërë në palestër. Me përfundimin e ndërtimit të saj sportistëve të Skenderajt do t’u krijohen lehtësira në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive që luhen në hapësira të mbyllura.

Ministri Shala tha se MKRS-ja është e përkushtuar që të mbyllë ciklin e parë të ndërtimit të palestrave sportive në tërë territorin e Kosovës përmes të cilave sportistëve do t’u mundësohet të ngritën dhe për nga cilësia.

Me rregullimin e infrastrukturës ligjore e fizike dhe me përmbylljen e kapitullit të ndërkombëtarizimit në vitin e ardhshëm, sporti, bëhet një prej fushave e cila rezulton ndër më të përparuarat. Sfidë për të ardhmen mbetet edukimi sportiv, masivizimi i tij dhe konkurrenca cilësore vendore e ndërkombëtare.

DSC0550