Edhe një tjetër largim nga industrialistët

Largimet nga tre herë kampionët e Kosovës nuk kanë të ndalur në afatin kalimtar të janarit, lojtari tjetër që ka konfirmuar largimin nga gjelbërtezinjët është Qemail Elshani.

“Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e FC Feronikeli. Falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuam këto gjashtë muajt e fundit mes shumë sfidave e tentimeve pafund.
Klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. FALEMINDERIT” – Qemail Elshani 

Elshani nuk pritet të jetë largimi i fundit nga Rexhep Rexhepi, disa lojtarë të tjerë ditëve në vijim do të ndajnë rrugët zyrtarisht me Feronikelin, pas krizës financiare.

Zyrtare: Dukagjini transferon një brazilian në merkaton e janarit

Granit Xhaka kërkon falje për kartonin e kuq, ka edhe disa fjalë për ekipin