Edhe një tjetër kosovar në Turqi, Tusha nënshkruan për Denizlisporin

Sulmuesi i Kombëtares kosovare U-19, Veton Tusha, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin turk, Denizlispor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook..

Tusha ka nënshkruar një kontratë tre vite e gjysmë, ai ishte duke u stërvitur me skuadrën turke që nga fillimi i sezonit dhe tani me paraqitjet e tij dhe cilësinë si duket ka bindur drejtuesit e skuadrës, ku ka përfituar kontratë profesionale.

Tusha ishte i angazhuar tek skuadra maqedonase, Vardar, për të cilën u paraqit tre hërë, ai po ashtu përfaqëson Kosovën në nivelin U-19.