Edhe një tjetër, Kosova humbet përsëri

15 ndeshjet pa humbje duket se po kthehen dalëngadalë në 15 ndeshje pa fitore, shkruan Gazeta Olle.

Kosova u mposhtë përsëri, kësaj here fitore ndaj “Dardanëve” morën edhe Sllovenia.

Ndeshja u zgjidh nga një gol i minutës së 22-të i shënuar prej sulmuesit, Haris Vuckic.

Kosova provoi sa mundi por nuk ja doli të realizonte në portën e mysafirëve falë edhe disa pritjeve të mira të portierit, Jan Oblak.

Për Kosovën kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi pa fitore.

Hera e fundit kur Kosova ka arritur të triumfojë ka qenë 14 Tetori i vitit 2019, saktësisht para 362 ditëve.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do jetë në udhëtim kundër Greqisë, pikërisht një vit të plotë pas fitores së fundit, pra me datë 14 Tetor 2020./Gazeta Olle/