Edhe një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rusi

Mesfushori kosovar, Ylldren Ibrahimaj është transferuar në klubin e Uralit në Rusi.

Ai do të jetë lojtari i dytë kosovar që do të luaj në elitën e futbollit rus, pas Bernard Berishës.

Futbollisti, roli kryesor i të cilit në fushë është një mesfushor e herë sulmues i djathtë, më parë ka luajtur për klubin norvegjez Viking.

Pas transferimit, Ibrahimaj ka thënë: “Jam i lumtur që jam transferuar këtu. Po pres me padurim për fillimin e ndeshjeve. E kam të qartë që Liga Ruse është shumë e vështirë me lojtarë të mirë. Shpresoj që t’ia dal mirë”, përfundoi ai.