Edhe një talent i Besës pritet t’i bashkohet Portos

Mesfushori i talentuar kosovar, Diar Halili, do ta vazhdojë karrierën te skuara skuadra e madhe portugeze, FC Porto.

Halili i ka kaluar provat dhe testet mjekësore te ky ekip.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Zeri.info” nga burime të sigurta pranë lojtarit.

18-vjeçari në edicionin e fundit la përshtypje tejet pozitive te skuadra e Besës së Pejës.

Halili do te prezantohet te ekipi portugez javën që vjen.

Ai në edicionin e fundit në Superligë u paraqit në 29 ndeshje dhe e realizoi një gol.

Diari është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U-17 dhe U-19.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti me Porton firmosi edhe futbollisti tjetër nga Besa e Pejës, Gentrit Salihu.

Plani i madh i Joan Laportës, Barcelona tenton transferimin e tre top lojtarëve në vitin 2022

Nuk do të zhvillohet në stadiumin e qytetit, mësohet vendi ku do të luhet derbi lokal Drita – Gjilani