Edhe një sulmues i ri merr ftesën nga Albert Bunjaku

Një tjetër lojtar i ri do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Është ky Bajram Nebihi, që luan me Union Berlin.

Sulmuesi mitrovicas ka marrë për herë të parë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë lojtarit për Gazetën Olle.

Ai është lojtari i tretë që ftohet nga kjo skuadër, pas Eroll Zejnullahut e Valmir Sylejmanit.

Nebihu ndryshe është djali i vëllait të Afrim Nebihut, vëzhguesit të FFK-së.

Kosova më 24 e 27 mars luan me Eintracht Frankfurtin e Werder Bremenin. (Gazeta Olle)