Edhe një mundësi për Rrahmanin? Mbrojtësi pritet të luaj përsëri nga fillimi për Napolin

Stadiumi “Diego Maradona” do të pres duelin në mes Napolit dhe Empolit për Kupën e Italisë.

E përshkak të mungesave në mbrojtjen e skuadrës së tij, Gattuso pritet t’i jap edhe një mundësi mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit, transmeton Gazeta Olle.

Sipas “Sportsmole”, mbrojtësi do ta nis këtë duel nga fillimi në krah të serbit, Nikola Maksimovic.

Ky partnership pritet ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë për shkak se dy zgjedhjet e para të trajnerit, Koulibaly dhe Manolas janë të dy të lënduar.

Kujtojmë se Rrahmani pati një debutim për tu harruar në Serie A vikendin që kemi lënë pas./GazetaOlle/