Skuadra angleze Manchester United ka kompletuar një transfer që premton shumë në të ardhmen. Klubi anglez e ka bërë të vetin supertalentin belg, Indy Boonen.
Djaloshi 16-vjeçar belg është quajtur në Belgjikë si Adnan Januzaj i dytë.
Indy pikërisht prezantimin e tij te United e bëri para fanelës të Januzajt pasi që është idhulli i tij.
Talenti belg ka luajtur për Lokeren dhe Lierse ndërsa ka qenë shumë i kërkuar nga Arsenal, Manchester City e Feynord.