Edhe një fitore, Kosova është shumë afër medaljes historike

Në bazë të paraqitjeve të karatistit Alvin Karaqi në kategorinë deri 84 kilogram, Kosova me të drejtë mund të presë medaljen historike nga Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Karaqi sapo ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë, këtë herë ndaj polakut Kamil Warda 4:1 në kumite.

Karaqi tani renditet në vendin e parë të grupit të parë, me tri fitore dhe asnjë humbje. Ai kualifikohet direkt në gjysmëfinale, dhe larg medaljes e ndanë vetëm një fitore.

kosovaaaaaa