Ferizaj ka arritur të shënoj fitoren e radhës në përgatitjet e kësaj të fundit që është duke i zhvilluar në Durrës.
Ferizaj e mposhti skuadrën e Ligës së Parë, Rahovecin me rezultat të pastër 3:0.
Golat për djelmoshat e Rexhep Murselit i shënuan Gëzim Rusi, Burim Shabani dhe Taulant Rusinovci.
Ferizaj do të kthehet të mërkurën në Kosovë, ndërsa në fundjavë pret Istogun, një rivalë i drejtëpërdrejtë për mbetje në elitë.