Edhe një federatë pranë ndërkombëtarizimit

Pas licencimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata Aeronautike e Kosovës, pret që së shpejti të pranohet edhe në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës (FIA), thuhet në një njoftim të FAK-ut.

Sipas kryetarit te FAK-së, Fadil Gërguri, dokumentacioni  është pothuaj i gatshëm dhe gjasat jane reale qe edhe FAK-së të bëhet pjesë e familjes evropiane e botërore të aeronautikës, veçmas pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gërguri  ka bërë të ditur se FAK-së përbëhet nga 15 klube nga vendet e ndryshme të Kosovës, ndërkohë që dy klubet e fundit, të cilat u pranuan kohë më parë janë Elita nga Leposaviçi dhe AEC nga Prishtina.

Përfaqësuesit e këtyre dy klubeve, Zoran Kostiç  e Blerat Ukaj u shprehën të kënaqur për pranimin e tyre në FAK-së, duke premtuar angazhim maksimal dhe pjesemarrje ne garat që organizohen nën ombrellën e FAK-së.