Edhe një ekip gjigant pas Pogbas

Paraqitjet impresionuese me Juventusin dhe Përfaqësuesen e Francës kanë bërë që mesfushori ofensivë të bëhet objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit mund të largohet gjatë kësaj vere nga “Juventus Stadium”, për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, Chelseat apo edhe Real Madridit.

Mirëpo, “Corriere dello Sport” shkruan se futbollistit i është vënë pas edhe Barcelona. Mirëpo, gjiganti katalunas e do atë vetëm në vitin 2016, pasi momentalisht s’mund të bëjë transfere.