Edhe një amerikan te Peja

Skuadra e Pejës ka arritur marrëveshje me një tjetër përforcim të huaj.

Pejanët kanë siguruar shërbimet e amerikanit, Nic Wise, teksa për këtë marrëveshje njoftuan vetë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Zyrtare: KB PEJA ka arritur marreveshje me lojtarin amerikan Nic Wise

Lojtari ne fjale ka luajtur ne ligat me te forta evropiane per vite me radhe.

Ai eshte 27 vjeqar dhe eshte i gjate 178cm. Luan ne poziten e fundorit/

Ai ka lujtur fillimisht ne kolegjin amerikan Arizona Wildcats ne NCAA.

Ka debutuar ne profesionalizem, me ekipen Telekom Baskets Bonn ne Bundesligen gjermane”, thuhet në njoftimin e klubit.