Edhe Liverpooli pas Shaqirit

Nëse në mëngjesin e sotëm e ardhmja e Xherdan Shaqirit u lidh me Stoke Cityn, orët e fundit mediat italiane e kanë dhënë një lajm tjetër për të ardhmen e futbollistit kosovar.

Sipas “Sport Mediaset”, Liverpooli ka shprehur interesim për Shaqirin dhe në ditët e ardhshme pritet të dërgohet edhe oferta zyrtare për gjilanasin.

Një gjë duket e sigurt, aventura e Xherdanit në Itali, me shumë gjasë do të përfundojë së shpejti. /Olle