Edhe ky lojtar konfirmon largimin nga Juventusi

Pas Andrea Pirlos, një tjetër mesfushor ka konfirmuar largimin nga Juventus.

Simone Pepe do të ndahet nga “Bianconerët” pas skadimit të kontratës së tij me kampionin e Italisë.

“E kam dhënë zemrën, shpirtin e madje edhe një këmbë”, deklaroi Pepe për “Tuttosport”.

“Populli bardh e zi e ka kuptuar dhe më ka mbështetur gjithmonë. Në Juventus kam kaluar pesë vite fantastike në një klub të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai. Pepe spekulohet se mund të rikthehet tek ish skuadra e tij, Udinese.