Bashkimi synon Ligën Ballkanike

Krerët e skuadrës Kosova e Re Bashkimi po mendojnë seriozisht që edicionin e ardhshëm të jenë pjesë e Ligës Ballkanike.

Menaxheri i klubit nga Prizreni, Arlind Kaçaniku, ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohen me shumë sponsorë potencialë në kërkim për të krijuar një buxhet të mjaftueshëm, i cili pos pjesëmarrjes në BIBL do t’i mundësonte Bashkimit të jetë konkurrent edhe në Superligën e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. “Duam të krijojmë një buxhet për të garuar në Ligën Ballkanike dhe i cili njëkohësisht na bënë konkurrent të fortë dhe kandidat për titullin e kampionit të Kosovës. Pra edicionin tjetër synojmë të futemi fuqishëm në gara. Besoj se shumë shpejt do të dihet edhe buxheti që do të kemi në dispozicion”, është shprehur menaxheri i klubit nga Prezreni, Arlind Kaçaniku.