Edhe Juventusi pas Granit Xhakës

Juventusi hynë në garën e fortë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar, Granit Xhaka.

Është sajti i specializuar për transfere ‘calciomercato.it’, që shkruan sot se ‘Zonja e Vjetër’ kërkon me ngulm shërbimet e kapitenit të Borussia Monchengladbachut.

“Xhaka është lojtar që nuk shënon shumë, por është lojtar që bënë presion tek kundërshtarët në mëshmë se një lojtar. Ai po ashtu zotëron aftësi të mira me topin në mesfushë”, shkruan ‘Calciomercato.com’, përcjell GazetaOlle.com. Juve e ka parë Xhakën në dy sfidat e ‘Championsit’.

Xhaka po kërkohet edhe nga Bayern Munich, Arsenal e Liverpool. /Olle/