Edhe Juniorët superfuqi: Ballkani U-19 shkelë Vëllaznimin

1-6 në favor të mysafirëve ka përfunduar takimi i sotëm i luajtur në Superligën U-19 në mes të Vëllaznimit dhe Ballkanit.

Ballkani që janë edhe kampion aktual në Superligën U-19 nuk e patën aspak të vështirë të fitojnë thellë kundër bashkë moshatarëve të tyre nga Gjakova.

Dy gola në fitore i realizoi Emerllahu teksa nga një e shtuan edhe Ibrahimi, Marmullaku, Rexhepi dhe Shala.

Ballkani U-19 është favorite për të fituar kampionatin e të rinjëve edhe në këtë sezon./Gazeta Olle/