Edhe femrat ankohen në gjyqtarë

Krahas klubeve të Vala Superligës, edhe ato të femrave ankohen në ndarjen e drejtësisë.
Është klubi i Dukagjinit të Klinës, që ka reaguar ashpër për takimin e humbur të Kupës me Kosovën e Prishtinës, 5:3 pas vazhdimeve.
“Gjatë gjithë lojës ne udhëheqnim në rezultat, ku pas çdo goli që shënonim ne, gjyqtarët ishin të obliguar të kthenin rezultatin ose me penallti të pa qena ose me gjuajtje të lira pranë 16-metërshit. Që nga minuta 29 kur shënuam golin e parë, gjërat filluan të shkonin shumë keq. Na u lënduan 10 lojtare ku tri nga to shumë rëndë”, thotë Naim Kadriu, sekretar i klubit të femrave, Dukagjini për Gazetën Olle.
“Gjatë gjithë lojës, lojtaret tona panë tmerrin me sy. Me gjyqtarët Mervan Bejtullahu, asistentët Fatlum Jashari,dhe Burim Jashari dhe vëzhguesen Vlora Rrustemi, u pa hapur se këta ishin të deleguar të na marrin fitoren dhunshëm, edhe pse lojtaret tona ishin më të mria”, ka shtuar Kadriu.