Edhe dy futbollistë i bashkohen grupit të të larguarve nga Prishtina

Behar Maliqi dhe Gauthier Mankenda nuk do të jenë më pjesë e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga kryeqyteti, ku përmes një postimi ka falënderuar futbollistët e larguar për kontributin e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Pas, Muçiqit, Shillovës dhe Bardhokut, bardhekaltrit konfirmojnë se kanë ndarë rrugët edhe me Behar Maliqin e Gauthier Mankenda.

Skuadra kampione e kosovës i ka uruar fat futbollistëve në aventurat e tyre të reja.

Postimi i plotë:

Prishtina falenderon Maliqin, Muçiqin, Shillova, Mankendan dhe Bardhokun për kontributin e dhënë në klubin tonë.

Klubi i futbollit Prishtina falenderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite.

Futbollistët në fjalë dhanë kontribut të pashoq për të nderuar fanellën bardhë e kaltër e me theks të veçantë në rikthimin e titullit kampion pas tetë viteve në Kryeqytet.

Kontigjentit të futbollistëve si Pefqeli, Gavazaj, Muça, Maliqi, Muçiqi, Mankenda, Shillova dhe Bardhoku, të cilët me skadimin e kontratave me FC Prishtina kanë zgjedhu destinacione tjera në karrierë si mbrenda dhe jashtë vendit, klubi i futbollit Prishtina ju dëshiron shumë fat dhe suksese të mëtutjeshme.

/Gazeta Olle/

Tifozat Kuq e Zi me aksion para bashkisë së Korçës – Të tërhiqet ftesa për këngëtarin serb

Tifozi i veçantë i Dritës, bën rreth 70 kilometra nga Drenasi vetëm për një miqësore!