Edhe Dukagjini n’deti

Dukagjini i Klinës, ekip qe garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, sot do të marrë rrugë për në Shqipëri ku do ta kryejë një nga fazat përgatitore para nisjes së kampionatit. Ekipi i trajnerit Tomë Zallaj, do të vendoset në bregdetin e Shëngjinit ku do të qëndrojë për rreth 10-ditë.

Pritet që të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Ky ekip do ta nis pranverën nga vendi i nëntë me 20 pikë të grumbulluara. (Gazeta Olle)