Edhe Burnley mposht Cityn

Manchester City është mposhtur nga skuadra që lufton për ekzistencë, Burnley, me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm për vendësit e shënoi George Boyd në minutën e 61-të.

City mbetet kështu në vendin e dytë me 58 pikë të tubuara, pesë më pak se Chelsea që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.