Eden Hazard i jep fund karrierës si futbollist

Eden Hazard njoftoi sot tërheqjen nga futbolli. Belgu ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”, pasi në vitet e fundit të Real Madrid më shumë ka qëndruar jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimeve.

Hazard ishte një nga blerjet më të shtrenjta të Realit, me 115 milionë euro, shifër që te “Los Blancos” është kaluar vetëm nga Jude Bellingham, për të cilin madrilenët i paguan klubit të Dortmund plot 120 milionë euro.

Eden Hazard u bë lojtar i lirë këtë verë, ndërsa nuk gjeti një klub për të vijuar karrierën e tij.

Ndërsa tashmë, në moshën 32-vjeçari belgu ka vendosur t’i lamtumirën futbollit të luajtur.

Pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

Arsim Thaqi zyrtarizohet te Suhareka