Newcastle luan nesër në shtëpi kundër Brentford, sfidë për llogari të javës së 12-të në Premier League. ‘Qymyrxhinjtë’ nuk kanë shijuar akoma fitoren e parë këtë sezon, teksa Eddie Howe duhet të presë për të debutuar si trajner i bardhezinjve.
Gjithsesi, tekniku anglez ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer ditën e sotme dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Newcastle, që ka kaluar në pronësi të miliarderëve arabë të PIF, do të drejtohet në ndeshjen e nesërme nga dy ndihmësit e Howe: Jason Tindall e Graeme Jones.