Eda Zeqiri fiton garën në 400 metra në not stil i lirë

Sportistja olimpike e Kosovës, Eda Zeqiri ka fituar garën e parë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Ajo në garën 400 metra not stil i lirë fitoi garën me kohën 4:38.02, duke lënë prapa për 0.90 sekonda vendin e dytë.

16 vjeçarja tani do të presë për garat e tjera të këtij sporti për të parë nëse koha e saj është e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare.

Zeqiri me gjasë do të kalojë tutje, duke parë kohën e saj prej 0.90 sekonda nga vendi i dytë.

Sot në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje olimpike në Tokio 2020.

Goditja e radhës nga Dukagjini, transferon futbollistin nga Kroacia

Nora dhe Akil Gjakova garojnë nesër në ‘Lojërat Olimpike’, ja orari i ndeshjeve të tyre