E zbulon për herë të parë, ja pse klubi spanjoll nuk ia vazhdoi kontratën futbollistit shqiptar, Eris Abedinit

Mesfushori defansiv, Eris Abedini në fund të muajit dhjetor të vitit që lam pas u rikthye zyrtarisht te skuadra e Winterthur.

Abedini ishte transferuar te skuadra nga liga e dytë e Zvicrës në vitin 2019 dhe më pas ishte rikthyer te Lugano, për të kaluar më pas te Wil 1900, më pas te Granda, për të përfunduar te Chiasso.

Në në prononcim për Insportin, Abedini ka folur më shumë transferimit të tij të bujshëm tek skuadra e Granadas dhe objektivave me klubin e ri.

Ai zbuloi se pse eksperienca e tij tek klubi spanjoll i Granadës ishtë një “dështim”.

“Eksperienca në Granadë u kanë shumë vështirë, e kam pas një lëndim të keq. U kanë eksperiencë jashtë shpisë që më ka ba mirë, por nuk ka shku qysh kam dashtë unë. Ka fillu pandemia, pastaj kam lëndu gjurin në janar, dhe në fund të qershorit nuk ma kanë vazhdu kontratën sepse nuk kam lujtë shumë”– tha Abedini për Insportin.

23 vjeçari theksoi se objektivat e tij për këtë vit janë të ngjitet më lartë me ekipin e tij dhe të luajë për Kosovën.

Abedini ka qenë pjesë e Kosvovës U21, ku ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

“Objektivat janë me hyp me Ëinterthur në ligën e parë ose me hypë në Superligë, dhe shpresoj që këtë 2022 me u grumbullu me ekipën e parë të Kosovës”

“Shpresoj që të jem me ekipën e parë, sa më shpejt por jam i fokusuar këtu me u kyç në ligën e parë në Zvicër dhe është më lehtë më lujtë për Përfaqësuesen A” – tha ai.

Tutje, Abedini shtoi se ka raporte të mira me futbollistët që luajnë në Zvicër.

Ndryshe, mesfushori shqiptat i është bashkuar Winterthurit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

I fiksuar pas fizikut, Ronaldo i bën vetes një dhuratë speciale

Newcastle United kompleton transferimin e super mbrojtësit të Atletiko Madrid