Drenica sot është bërë me trajner të ri, ku postin e të parit te kjo skuadër e ka marr trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu.
E timonin e kësaj skuadre shumë lehtë ka mundur ta marr edhe trajneri i mirënjohur, Arsim Thaçi, shkruan Gazeta Olle.
Ky i fundit, zbuloi për gazetën pse dështoi një marrëveshje me drenicasit.
“Kam pasur kontakte së fundi me skuadrën e Drenicës, por arsye pse dështoi marrëveshja ishte mos darkordimi në aspektin financiar”, tha Thaçi.
Tutje, ai tha se është i hapur për çdo klub me ambicie serioze.
“Jam i hapur për çdo skuadër, por vetëm në kuadër të respektit të dy anshëm dhe kushteve që duhet të plotësohen për nivelin profesional të Superligës”, përfundoi Thaçi.
Ky i fundit, më parë ka drejtuar edhe skuadrat si Prishtina e Flamurtari./Gazeta Olle