E zbulon mediumi anglez: Tjetër skuadër e Premierligës në garë për Vedat Muriqin

Futbollistët e Kosovës janë vë në shënjestra të shumë skuadrave evropiane pas sukseseve te Kosova.

Por më i kërkuari mbetet padyshim sulmuesi Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë 25 vjeçari po kërkohet nga Tottenham e Lazio por në garë për të ka hyrë edhe një skuadër angleze.

Bëhet fjalë për skuadrën e Premierligës, Bournemouth raporton mediumi anglez “Daily Mirror”.

Muriqi është duke shkëlqyer te Kosova por edhe në skuadrën e tij, Fenerbahce në Turqi.