Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, i ftuar në emisionin sportive, “Sporti Total” në KTV, ka zbuluar detaje rreth pagës së parë të superyllit të skuadrës së Llapit, Valmir Veliu, shkruan Insporti.
“Veliu ka ardhë me një pagë 300 euro ka arritë me qenë lojtari më i vlerësuar në Superligë, tash e ka pagën jashtëzakonisht të mirë” – tha Tahir Batatina, në Sporti Total në KTV.
Sipas Transfermarkt, vlera e Veliut është diku rreth 400 mijë euro.
Ndryshe, javën e kaluar, Insporti ka raportuar ekskluzivisht se Veliu është në negociata me klubin turk Trabzonspor, si dhe për dështimin e transferimit tek klubi turk, Galatasaray.