Llapjanët triumfuan 4-1 në stadiumin e Merdares, me përmbysje të rezultatit, shkruan Gazeta Olle.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘EKPI A’ në ATV.
Ai zbuloi se futbollistët e tij janë shpërblyer me premio prej 200 eurove pas fitores ndaj Ballkanit.
Me këtë fitore skuadra e Batatinës tashmë futet në top-katërshe me 21 pikë, ndërsa suharekasit bien në vendin e tretë me 24 sosh. /Gazeta Olle/