E ‘vajton’ Vëllaznimin nga kurbeti

Mesfushori Atdhe Gashi ka qenë një ndër futbollistët e adhuruar të tifozerisë së Vëllaznimit, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’.

Ishte edhe kapiteni e skuadrës nga Gjakova e cila po nëpër një krizë të thellë financiare. Gashi tash e gjashtë muaj është larguar nga Vëllaznimi, për ta vazhduar jetën në Zvicër me bashkëshorten e tij. “Më vjen shumë keq që një klub si Vëllaznimi ka mbetur në një gjendje të tillë. Në Gjakovë ka shumë biznese dhe biznesmenë, dhe ata duhet të jenë të obliguar që ta mbajnë klubin. Komuna nuk mundet e vetme që të bëjë diçka më shumë”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’ nga Zvicra, ishi i Vëllaznimit, Atdhe Gashi.