E turpshme, tifozët polakë organizohen kundër Kosovës! (VIDEO)

Një gjest i turpshëm ka ndodhur në Poloni, në kuadër të përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës.

Tifozët polakë të Lech Poznanit, dhe grupe tjera të tifozëve, janë organizuar në qytetin e Poznanit me të vetmin qëllim, për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, shkruan kurir.rs.

Në videon e publikuar nga mediumi serb, tifozët polak dëgjohen duke brohoritur “Kosova është Serbi”!. Madje, ata mbajnë edhe transparente me mbishkrim të tillë, me të cilat shëtisin rrugëve, raporton gazetaolle.com.

Nuk mungonin flajmut serb, por quditërisht edhe ata të SHBA-ve.

Edhe pse Polonia ka njohur Pavarësinë e Kosovës, tifozët e saj ende shohin ëndrra, njësoj si homologët e tyre në Serbi. (Gazeta Olle)