E turpshme: Dëmtohen 66 ulëse në ‘Air Albania’ pas derbit, kjo tifozëri dëmtoi 51 prej tyre

Tirana ka fituar dy ditë më parë derbin ndaj Partizanit me rezultatin 2-1.

Ishte kjo fitorja e parë për të kaltërtit pas 5 vitesh në këtë derbi, përcjellë Gazeta Olle.

Por, ndeshja e luajtur në ‘Air Albania’, nuk kaloi edhe ashtu siç pritej në tribuna.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se nga kontrolli i stadiumit pas ndeshjes rezultojnë deri tani 66 stola të dëmtuar.

15 nga ana e Partizanit dhe 51 nga ana e Tiranës.

FSHF e ka referuar çështjen në polici, që kjo e fundit t’i identifikojë dëmtuesit dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit.