E trishtë: Ish-futbollisti meksikan gjendet i djegur në bagazhin e makinës

Futbolli meksikan është në zi për vdekjen e papritur të Antonio “Hulk” Salazar, ish-futbollist i Chivas.

Autoritetet meksikane e gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit në bagazhin e automjetit të tij (një Chevrolet Valier) të përfshirë nga flakët në rrethinat e Tonalas.

Fillimisht autoritetet e patën të vështirë të përcaktonin gjininë e kufomës, sepse ishte dëmtuar rëndë nga djegia. Të martën, një zyrtar konfirmoi se ishte Salazar.

Policia (duke mos gjetur pasur denoncim për vjedhjen e automjetit) dyshon se Salazar fillimisht u vra, më pas u vendos në bagazh, përpara se makinës t’i vihej flaka.

Antonio Salazar ka lindur në Ciudad Madero më 7 shkurt 1989. Ai e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2007 me Chivas. Në Meksikë u aktivizua gjithashtu me Jaguares de Chiapas, Altamira, Zacatepec, Santos de Guápiles (Kosta Rika) dhe Cimarrones de Sinaloa. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

Sot 6 vjet Kosova u anëtarësua në FIFA, ja mesazhi i presidentit Ademi

Reagon Reja për kritikat ndaj “Air Albania”