E treta radhazi për Pelicans

Francezi Alexis Ajinca realizoi 17 pikë ndërsa Anthony Davis shtoi 15 të tjera në suksesin e 3-tretë radhazi të New Orleans Pelicans në NBA. Skuadra nga Louisiana tregoi gjithë forcën e saj përballë Brooklyn Nets duke i mposhtur këta të fundit brenda në New York me rezultatin e thellë 111-91. Kjo ishte humbja e 4-të radhazi për Brooklyn dhe e 37-ta sezonale.

Në ndeshjet e tjera të NBA spikat fitorja e Cleveland Cavliers ndaj Dallas Mavericks 127-94. Lebron James me 27 pikë 8 asiste dhe 7 rebound ishte ai që udhëhoqi skuadrën nga Ohio drejt këtij suksesi shumë të rëndësishëm. Kyle Lowry zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira gjatë këtij sezoni teksa realizoi 32 pikë dhe 5 asiste por as paraqitja fantastike e yllit të saj nuk i mjaftoi Torontos për të mposhtur San Antonion. Kawhi Leonard me 24 pikë dhe Tony Parker me 23 të tjera ishin përcaktues në fitoren e kampionëve në fuqi përballë Raptors me shifrat 117-107. Rigjeti shijen e fitores edhe Los Angeles Lakers. Pas disfatave radhazi skuadra kaliforniane kaloi me rezultatin 93-85 Detroit Pistons. Ndërkohë vijon rënia e lirë e New York Knicks. Ekipi i trajnerit Derek Fisher pësoi humbjen e 5-të rresht pasi u mund nga Utah Jazz 87-82.