E tmerrshme: Ish futbollisti i Ajaxit vrahet me një plumb në kokë

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Holandë ku ishte futbollisti i Ajaxit, Jerge Hoefdraad është vrarë me një plumb në kokë.

Sipas gazetës britanike ‘The Telegraph’, 35-vjeçari është përleshur fizikisht në një festë në Amsterdam më pas është qëlluar për vdekje në kokë.

Identiteti i vrasësit është bërë i ditur nga policia, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij.

Hoefdraad nisi karrierën futbollistike pikërisht tek shkolla e futbollit në Holandë, Ajaxi, duke u transferuar më pas tek një sërë skuadra si RKC Waalwijk, Almere City, Telstar e Cambur.

Vrasja e futbollistit ka shokuar Holandën ku jo pak reaguan për këtë krim.

/Gazeta Olle/

Ballkanin e vlerësojnë dy personalitete të larta në Turqi, klubi i falënderon për vlerësimin

Ekipi i xhudos arrin në Kosovë, priten nga kryeministri Kurti