E tmerrshme, bombardimet ruse shkatërrojnë stadiumin e skuadrës ukrainase

Një stadium futbolli në Ukrainë apo më saktë në qytetin Chernihiv është shkatërruar nga një sulm ajror rus gjatë bombardimeve të ditëve të fundit.

Stadiumi i ekipit ukrainas Desna Chernihiv, së bashku me bibliotekën e qytetit, u goditën këtë javë nga bombardimet ruse.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë dëmet dhe mbetjet e shpërndara rreth qendrës stërvitore sportive olimpike të qytetit.

Skuadra ukrainase me anë të një deklarate konfirmoi se stadiumi ishte goditur nga sulmet ruse.

“Për herë të tretë, pushtuesit moskovitë qëlluan në objektin më të rrezikshëm të infrastrukturës ushtarake në qytet – stadiumin e ekipit tonë vendas. Në foto – pasojat e bombardimit të natës”.

“Por, ne do të jemi në gjendje t’i rindërtojmë të gjitha këto, vetëm do të bëhemi më të fortë dhe më të mirë, dhe ju, “fqinjë”, do të jetoni me të gjithë jetën tuaj”, thuhej në deklaratë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DesnaFC official (@desnafc)

Trajneri i guximshëm i të rinjve zotohet të mbrojë Ukrainën

Një nga trajnerët e ekipit ka vendosur të ngrihet dhe të luftojë kundër pushtimit rus.

Trajneri i ekipit U-19, Alexander Sergeevich, është bërë një hero për qytetin që kur mori armët kundër Rusisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DesnaFC official (@desnafc)

Gjilani pret Llapin në derbin e skuadrave që luftojnë për titull, Drita me udhëtim të vështirë – në Skenderaj zhvillohet derbi për mbijetesë

“Dhimbja për shtëpinë e dytë” – Rrëfimi emocionues i Armend Dallkut për luftën në Ukrainë dhe miqtë e tij që kanë jetën e rrezikuar