E thotë njëri nga ish-futbollistët më të mëdhenj që ka luajtur në Superligë: Futbollin tonë së shpejti ka me kapluar kriza

Ish futbollisti i mirënjohur , Faruk Statovci, ka paralajmëruar se shumë shpejt futbolli i Kosovës do të zhytet në krizë.

Ai ka dhënë disa shembuj të shteteve të rajonit që janë zhytur në krizë, sipas tij kjo pritet edhe në futbollin tonë.

Si i sheh ekipet e elitës së futbollit, që po sjellin shumë lojtarë nga jashtë, por edhe trajner, a na ndihmojnë në rritjen e nivelit apo janë përforcime të pamenduara mirë?

“Ne gjithmonë duhet me menduar me rritur nivelin, ama me lojtar që po vijnë nga jashtë nuk po shoh që po e bëjnë diferencën.

“Jam për me marr lojtar të mirë por assesi lojtar te barabartë me lojtar vendorë, ndoshta edhe më të dobët, ndërsa lojtarët vendorë duhet të jenë rezervë vetëm e vetëm se ai ka ardhur nga jashtë Kosova”.

“Ky është mendimi im, sepse disa njerëz që kanë hy në futbollin tonë, dita – ditës kanë me dërgua në krizë ashtu qysh e kanë dërguar futbollin në Shqipëri dhe në Maqedoni. Uroj që kjo mos të ndodhë, megjithatë unë mendoj se futbollin tonë shpejtë ka me kapluar kriza”.

“Sa i përket trajnerëve që kanë pas edhe rezultat në Shqipëri, nuk kemi çka komentojmë, nëse fitohet titulli me meritë nuk kishte me pas dënime nga dhjetë vite sikur Skënderbeu që ka pësuar”.

“Trajner veç sa mu bë kampion në Kosovë nuk na duhen, trajner që kalon ndonjë xhiro apo të hyjë ndonjë ekip në grupe”, thotë Statovci për “Bota sot”.