E thotë ish-trajneri i tij: Van Dijk ishte përtac dhe arrogant

Virgil Van Dijk ishte “pak si shumë përtac” dhe “pak si shumë arrogant” në fushë sipas ish-trajnerit të tij, Ronald Koeman.

Koeman që tani drejton Barcelonen ishte para 5 vitesh trajner në Southampton, aty ku nën urdhërat e tij kishte edhe Holandezin.

Qendërmbrojtësi e tregoi veten dhe shpejtë u bë një nga mbrojtësit më të mirë në Angli, para se të kalonte tek Liverpool për një shifër rekord prej 75 milionë paundësh.

“Mendoj se ishte mirë të punoja me një djalë si Van Dijk, ai ishte i hapur në komunikim dhe dëshironte të mësonte diçka të re nga çdo kush”- tha Koeman për Uefa.com

“Ai duhej të ndryshonte personalitetin e tij pasi ishte shumë përtac, njerëzit thonë edhe që ishte arrogant si futbollist. Unë punova shumë me të, por meritat i shkojnë atij që është bërë më i miri në botë”- përfundoi Koeman.

Van Dijk është lënduar rëndë në takimin ndaj Everton, dhe do të mungojë për të paktën 5 ose 6 muaj./Gazeta Olle/