E shkarkuan nga Chelsea, Tuchel afër nënshkrimit me klubin e madh spanjoll

Thomas Tuchel u shkarkua në fillimin e sezonit pas disa rezultateve negative te Chelsea. Megjithatë, pushimet pritet të mos jenë të gjata për teknikun gjerman pasi së fundmi emri i tij është lakuar në La Liga-n spanjolle, aty ku Atletico Madrid po has shumë vështirësi nën drejtimin e Diego Simeones.

Trajnerit argjentinas duket se i ka dalë situata nga kontrolli me skuadrën që ka humbur shumë terren në lidhje me kryesuesit e La Liga-s, Barcelona dhe Real Madrid. Nga ana tjetër, periudha e pauzës së kampionateve për shkak të Botërorit duket si koha perfekte për të zëvendësuar Simeonen dhe për spanjollen “Fichajes” Tuchel është i duhuri për të rikthyer Los Rojiblancos në “shinat e duhura”.

Megjithatë, te Atletico nuk mungojnë opsionet në rast se nuk arrihet në një akord me Tuchel pasi në listë është edhe emri i Mauricio Pochetinos, me argjentinasi që është i “papunë” prej lamtumirës së tij nga PSG.

Gjyqtarët kosovarë caktohen për ndeshje ndërkombëtare

Stivi Frashëri në Top 5-shen e portierëve me më së shumti pritje në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës