E shesin

Yaya Toure mund t’i bëjë valixhet gati qysh tash. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë pritet të largohet nga Manchester City gjatë verës. Sipas të së përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ish futbollisti i Barcelonës do të shitet nga Citizens për 20-23 milionë euro.

Interi duket skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e Toures, por i vetmi problem është rroga e tij, pasi ai paguhet aktualisht 13 milionë euro në vit dhe ka kontratë deri në vitin 2020.