E RRALLË: Xherdan Shaqirin e priti vetëm trajneri në aeroport

Kur aterroi në aeroportin e Interit e pritën mijëra tifozë të skuadrës italiane. Mirëpo, kur u transferua nga Interi në Angli tek Stoke City, në aeroport e priti vetëm një njeri.

Xherdan Shaqiri ka zbuluar sot se në aeroport e priti vetëm trajneri i tij, Mark Hughes.

“Pritja këtu ishte pak e çuditshme. Nuk kishte tifozë duke më pritur në aeroport, siç kishte në Milano. Nga ana tjetër, ishte një ndjenjë e madhe kur pashë se çfarë bëri klubi për mua. Në aeroport ishte trajneri Mark Hughes, që më mori nga aty dhe ishte një gjest i mirë, që nuk mendoj se shumë trajnerë do ta bënin”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për ‘Tages Woche’ të Zvicrës, raporton “GazetaOlle.com”.