E rrahu gjyqtarin deri në vdekje, dënohet…

Një futbollist në ligën amerikane, Michigan United Soccer League, në Amerikë është dënuar me tetë vjet burg për shkak se grushtoi gjyqtarin për vdekje gjatë një ndeshje në muajin shkurt.

Bassel Saad ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe kur gjyqtari John Bieniewicz ishte afruar për ta ndëshkuar për një ndërhyrje tjetër, lojtari “nokautoi” gjyqtarin duke e lënë pavetëdije.

Bieniewicz, 44-vjeçar u dërgua në spital të Detroidit, por ndërroi jetë dy ditë më vonë, ndërsa Saad u akuzua për vrasje pa paramendim.

37-vjeçari pranoi fajin dhe u dënua me tetë vjet burgim dhe 8700 dollarë për shpenzimet e varrimit të gjyqtarit të ndjerë.